e hënë, janar 28, 2008

Tavë Dimonçe





Ca behet? Kur duam te hame nga te gjitha....po jooooo....duhet me mbajt diete!

Tavë Dimonçe (Tavë kosi në ditë të djelë)

Duhen:

Mish Qëngji
3 presh të qëruar e të prerë
1 Patëllxhan i prerë


Kos 500ml
miell një lugë
2 kokrra vezë

Kripë, erëza
gjalp
Vaj ulliri



Mishi, preshi dhe patëllxhani vihen për tu zjerë, ndërkohë që ndizet furra.

Pasi rreth 20 minutash, hiqini nga zjarri dhe vendosini në një tavë TË LYER me gjalp ose me vaj ulliri.
Futeni tavën në furrë, duke e përzjerë herë pas here gjeri sa të piqet pak mishi.

Sa herë që shkoni për ta përzjerë (me delikatesë, që mos prishni prasin) nëse janë të thatë, mund ti hidhni pak nga lëngu i mishit. (nëse nuk e keni derdhur , kuptohet)

Kur duket se janë gati për tu pjekur në perfeksion,
Në një tas rrihni vezët dhe më pas hidhini kosin dhe miellin. Pasi të jetë bërë pak si masë e trashë, hidhini dhe kripën.

Këtë më pas e hidhni në furrë dhe e lini për 15 20 minuta.




Oh, ishte shumë e mirë. Eksperiementi të vriste zemrën!

e premte, janar 11, 2008

Lëpirëse Fshatare


Bravo! Bravo! se më gëzoi shumë shpikja ime e re.
Ia gjeta dhe emrin : Lëpirëse Fshatare

Duhen:

Qepë të njoma
Ullinj
Chevre (goat cheese) ose Gjizë

SHihni fotot...ska nevojë për shpjegim.



Në punim e sipër do gjejmë si të bëjmë dhe të njëjtën lërpirëse të skuqur.
Provat e para dështuan, se u hap djathi. Meqë na mbaruan qepët e njoma atëherë ekperimenti shtyhet.

Oh....më ikën 3 qepë kot në tigan:)

Kunguj me salce Shege


Duhen:

Tre kunguj
Pak mish viçi i prepë në copa të vogla
vaj ulliri

për salcën:
Lëng SHEGE (Shegën shtrydheni)
pak verë e kuqe
Pana
djath i thërrmuar.



Kungujt e prepë dhe mishi i viçit vihen në tigan dhe skuqen.
Kur ti vini për skuqja, kontrolloni nëse keni hap aspiratorin apo penxheret.

Ndërkohë që skuqen këto gjëra të mira, në një tenxhere të vogël, hidhet pana dhe djathi i thërrmuar. Sa ngrohen pak i hidhet lëngu i SHEGËS dhe vera e kuqe.
Lihet në zjarr për pak, sa të trashet. 3 minuta para se ta hiqni, hidhini pak kripë.

Ah....dilte e mirë! seriozisht , ia vlente ta bëje një SHEGË kurban!