e hënë, nëntor 12, 2007

Speca te skuqur me djath

Duhen:

3 a 4 speca
2 kokërr vezë
miell
djath
erëza



specat priten pergjysem dhe pastrohen. Vihen për tu pjekur, dhe pas pjekjes, lihen të ftohen dhe u hiqet lëkura.

Në një enë përzihet një kokërr vezë, djathi dhe erëzat.

Merren 2 pjata. Në njërën hidhet mielli, në tjetrën veza e rrahur.

Merren specat e qëruar, vendosen një herë në miell, më pas tek veza, dhe përsëri në miell.
Mbushen me djathin dhe erëzat, dhe mbyllen si të ishin të paprerë, dhe vihen për tu skuqur.

2 komente:

Anonim tha...

miam miam, duhet te jete sh e mire kjo. Veç skuqjet ketej nga anet tona duhen lene per ne vere se ne dimer na mbajne ere perdet (u harrova nuk kam perde ne fakt).

K. tha...

moj.j...shi tani ti që del për të blerë perde.

unë si kam qejf skuqjet shumë se kush rri i fshi dhe i heq yndyrën, dhe era sidomos, kam heq alarmin nga shpia, se këtu kërct alarmi sa herë skuq gjëra unë.