e enjte, nëntor 01, 2007

Role Patëllxhanësh

Sa për hyrje, hera parë që e gatuaj këtë gjënë, dhe hera e parë që e provova, po dilte shumë shumë e shijshme.

Duhen:
patëllxhana (2 copë)
Proshutë e hollë
Krem Djathi
Chevre
Kërpurdha


Patëllxhanët prihen përsë gjati, dhe vendosen mbi kartopiceta.I hidhet kripë. I vihet dhe nje kartopicetë mbi, dhe lihen ashtu si perime pa perime për 1 orë e gjys a 2 orë.

Më pas skuqen në vaj ulliri rreth 3 minuta, sa të marrin ngjyrën e errët.

I shtrohet kremi i djathit. Sipër me delikatesë i vihet Proshuta dhe pak Chevre dhe pak Kërpurdha dhe rrotullohen dhe vihen në një tavë.

Unë kur nuk më rrinin mirë rolet i vija një fije proshutë sipër dhe sikur i lidhja më mirë. I hodha dhe pak salcë domate sipër.

Lihen në furrë me zjarr mesatar për 20 minuta.

Të ngrohta ishin shumë të mira. Tani po pres të ftohen dhe ti provoj të ftohta.


P.S. Eno..kjo ishte për ty, se mi bëre fiksim patëllxhanët. :)

2 komente:

eni tha...

mm rrofsh Kokrra:) doe provoj se s'bo:)

K. tha...

eee, jane shume te thjeshta, une u habita,
po eshte patelllxhani qe eshte i mire, dhe dalin te shijshme keto.

ma pret mendja dhe me beshamel duhet te dalin te mira!