e shtunë, nëntor 17, 2007

Mish Viçi me salcë K.




Ideja ishte që kisha harruar të fusja mishin në ngrirje, dhe duhej ta gatuaja sa më shpejt.

çfarë kisha në frigo:

Për mishin:
Mishin (domosdo)
Kërpurdha
Balsamic Vinegar
Qepë Shallots
Hudhra
Vaj ulliri
Majdanoz, borzilok, dhe ca jeshillëqe që sua di emrin


Për Salcën (se nuk më hahej mishi i thatë)

1 kokërr vezë
Miell
Limon
Mustard
Lëng Mishi
Sour Cream
Arra


Atëhere fillojmë me mishin...mishi mish!
Zihet mishi për 10-15 minuta, duhet të kihet parasysh që mishi i viçit zjen shumë shpejt, se është i mirë prandaj.
Në një tigan hidhen qepët dhe hudhrat në vaj ulliri me një zjarr mesatar.
Pasi të ketë zjerë mishi, u hidhet qepëve.
Lahen jeshillëqet dhe përzihen bashkë me kërpurdhat dhe me Balsamic Vinegar.
E gjithë kjo masë i hidhet mishit dhe gjithashtu kripë piper, dhe ndonjë erëz që në këtë rast ma kapi dora dhe se mbaj mend ça ishte.
Piqen në zjarr të mesëm për 10 a 15 minuta.




Në një tas rrihet veza.
Shtrydhet limoni, dhe i hidhet vezës dhe gjithashtu disa lugë gjelle sour cream.
Vendosen në një tenxhere të vogël, me zjarr të ulët, dhe përzihen mirë e mirë, dhe u hidhet një lugë gjelle Miell. Vazhdon përzierja.
Në fund, merret pak sour cream, përzihet me mustardën dhe me arra të qëruara, dhe i hidhet kësaj mase.

Shërbehet normalisht me mishin në një pjatancë dhe salca në një tas për salca dhe i hidhet mishit përsipër. Lëpihen gishtat në fund.

hiaaaaaaaaa

5 komente:

eni tha...

nigjo s!jam hiç qeflie mishi po kjo duket si e denje per tu provu!hallall!ajo salca qeka ç'qeka!

K. tha...

eeeee,

e kam vene re, qe ti spara ke mish,
ndersa une jam karnivore e papare. Ne piken qe kur mungon mishi fillon me iken mendja. Keshtu e kam gjet... dal me nje cope mishi me vete:)

Salca, me te vertete doli shume e mire, dhe i kom ven ene emer
salca K. :)

eni tha...

e pashe..e merito:)

Anonim tha...

Personalisht me pelqeu shume, sidomos ato capers (qe s'ua di emrin ne shqip)u japin shije te gjitha gjerave.

M...m...m!!!(duke tundur doren)

K. tha...

as unë nuk ia kam idenë fare se si quhen caperi në shqip, plus gjysmën e ushqimeve nuk e di në shqip, se ua kam mësuar emrin nëpër supermarketa.