e shtunë, nëntor 24, 2007

Gjellë me presh

Presh (1 kg)
Qepë (1 kokërr)
Mish viçi (1 kg)
Vezë 1kokërr
Miell 1 lugë gjelle
Kos 2 lugë gjelle
Lëng Limoni sa tkeni qejf
Vaj ulliri 1 lugë gjelle
2 thelpinj hudhra
erëza të ndryshme (jeshillëqe)


Tenxhere e madhe
Tigan i gjerë
Tenxhere e vogël

Zihet Mishi dhe ndërkohë që zihet në tigan i vihet vaji i ullirit.
Priten dhe pastrohen qepët dhe preshët dhe vihen në tigan. Pasi të kenë marrë një ngjyrë të errët, hiqen nga zjarri dhe i shtohen mishit në tenxhere.
(e mira është që të mos përdorni ujë çezme për gatimet tuaja).

Rrihet veza dhe përzihet me kosin dhe miellin. Mund ti hidhen dhe erëza të ndryshme.
Shtypen hudhrat dhe i hidhen masës së përgatitur. Pasi përzihen mirë e mirë vendosen në tenxheren e vogël, dhe lihen në zjarr duke u trazuar për 5 minuta.

Pasi të ketë zjerë mirë e mirë mishi dhe prasi bashkë me qepët. Hiqet nga zjarri tenxherja, lihet të ftohet dhe i hidhet masa që u përgatit në fund.
Hahet me lugë të madhe.

4 comments:

eni said...

me vetre duket aq yummy sa veç me luge te madhe hahet :D
P.S: Ajo pjata ma oqi trunin:)

K. said...

kush mi dizanji pjates?

e kam fut nje pjese ne ngrirje, se me iku mendja, qe kisha gatuar aq shume.Rrofte ngrirja, se keshtu vendin e gjelles e ze guinesi

eni said...

:)

eni said...

po dizanji se harrova te them..
pastaj dhe gjella yummy duket..