e enjte, tetor 25, 2007

Mish i grirë në furrë

E para....mos provoni të gatuani kur keni dhimbje koke!!!!!!

Gatimi më i mirë do të ishte, 2 tylenol dhe nje gotë me ujë!


Përbërësit:

Mish i grirë
qepë të grirë, bukë e lagur, majdanoz, djath i bardhë
1 kokërr vezë
2 kunguj të qëruar dhe të prerë në rrathë(vertikalisht)
mozzarella
djath parmiggiano (kam akoma dhe për ca gatime)
verë e kuqe
salcë cranberry/rasperry


Qepët grihen në rende bashkë me bukën dhe djathin e bardhë. Përzihen me vezën (e rrahur) dhe me mishin e grirë.
Skuqen për pak minuta në një tigan.

Më pas vihen në furrë bashkë me kungujt dhe u hidhet dhe vera. Pasi te jenë pjekur për 25-30 minuta, i hidhet sipër mozzarella dhe parmiggiano, dhe gjithashtu i hidhet pak salcë e ëmbël (cranberry/rasberry) dhe më shumë verë.

Unë i kam qejf ku ka pak thyerje në diçka të kripur me pak të ëmbël, dhe kjo ideja e salcës së ëmbël, edhe pse duket shumë shëmtut, ishte e shijshme.



Tips: gatuajeni pasi iu ka ik dhimbja e kokës.... e shijshme po e shëmtut...

2 comments:

eni said...

haha çme shkrive me tylenolin..

nga ana tjeter ..ah sikur çdo gje e shemtut te qe kaq e shijshme:)sa e bukur do behej bota:)

K. said...

jo mua me pelqen kur jane dhe te bukura, se ta mbush dhe syrin dhe stomakun...