e shtunë, tetor 20, 2007

Jo vetëm buk po dhe KULAÇ

Për inat të përtesës sime për te shkuar e blerë bukë, me një uri të madhe (që u ndërpre nga pickimi i brumit dhe birrës) iu futa përpunimit...për kulaç.

përbërësit:

Serge Gainsbourg...(në mendje)
2 vezë
Miell misri
Miell (ça është mielli i bardhë dhe i herë??((birra, birra me stomak bosh)) )
Kos
Pak ujë të ngrohtë
Kripë
Djath të bardhë të thërmuar
Djath Parmiggiano ( duket që këto ditë kam ble parmixhano prandaj...ngado fut hundët)
Pak piper
Majdanoz
Kërpurdha
Sodë Buke


Rrihen vezët me kosin dhe sodën e bukës.I hidhet mielli dhe pa u bërë shumë i trashë brumi (unë e ndaj në tre pjesë...se përtoj ta punoj të gjithin) i hidhen këto djthrat, kërpurdhat.

Lyhen me yndyrë.
Unë tani....i hodha parmixhano sipër, dhe pastaj i hodha oil spray,kështu që ngelet parmixhano, dhe njërës i vura dhe 2 djath sanduiçi ( se duhet ti hiqja qafe)

Tani po pres...se si do dalin...


PO duhet të shkoj të qëroj qepët e njoma!!!




Update...se skemi pas kohe...mos beni kulaç nëse jeni me dietë, se kulaçi është shkatarrues....gjithë kohës....rreth e rrotull tij, sikur të kishte ardhur "Dashnore+" ne shpi...tu i bë muhabet gjithë ditës.

Kjo foto këtu është htjehst pilaf me kërpurdha dhe qepë.


8 comments:

eni said...

najs najs...m'pelqen ky krativiteti jot..mbyll shume probleme:)

Karmapolitick said...

po sikur ta provoj edhe une kete? te shof c'ndodh?


PS: Shih, nese nuk le komente per 2-3 dite, merr ne telefon ne numrin 124 (policia) dhe/ose Agjensine funerale Xheheneti.(emer real i nje agjensie ne tirane).

Karmapolitick said...

kulaci doli beton. ketu sepse duhet te rrefej se ngaqe nuk kisha ene te madhe, perdora tabakane, dhe meqenese ajo u be shume e holle, u detyrova vura 3 gota e gjysme miell...i hodha te gjitha erezat qe gjeta ne shtepi.
Kulaci, sic e thashe pra, nuk doli gje, ama kishte nje ere... me kishte nje ere... qe c'te te them... alarmova lagjen aq e mire ishte.

Karmapolitick said...

apdejti 3:
DO BEJ PERSHESH ME KULACIN.

Tani, po te keni mundesi, ju mjeshtrat e gatimit, na qitni nje recete persheshi me long te permrencshmesh.. orgjent..

K. said...

beje me trahana...del perfect

ET said...

kulaç

tetena said...

Serge Gainsbourg nuk e di po me kujton nje njeri te bere tap dhe nuk arij as ti degjoj muziken.

K. said...

Gainsbourg, skam shumë kohë që e kam njohur si artist (turp, turp), por ama më pëlqen shumë. Seç ka një sharm prej të marri.



Duhet ta kisha vendos Gainsbourg tek Calvadosi